Nazarko: Palët në Shqipëri po dëmtojnë proceset

2019-05-23 0

Analisti Mentor Nazarko në një intervistë për Alsat e vlerëson të gabuar veprimin e opozitës në Shqipëri për të krijuar krizë politike në periudhën kur Bashkimi Europian pritet që në qershor t?i japë datë për fillimin e negociatave. Ai madje thotë se zgjidhja e krizës politike në Maqedoninë e Veriut mund të jetë një model edhe për Shqipërinë. Nazarko thotë se bashkëpunimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut duhet të zhvillohet në frymën e Marrëveshjes së Tiranës.