Ministrja Elva Margariti në një rrëfim për teatrin, bibliotekën dhe sfidat e kulturës

2019-05-23 8

E renditur e fundit edhe këtë vit në ndarjen e buxheteve, me 2,1 miliardë, ajo që lë pak vend për diskutim është se ministren e Kulturës e presin kohëra, që mbartin përgjegjësi të mëdha. Ligje ku ndihet nevoja për rishikim, si ai i statusit të artistit apo godina të lëna në mëshirë të fatit për vite me radhë, që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. E shumë të tjera problematika që ministrja e re e Kulturës, Elva Margariti, i shikon sot si një sfidë, ku energjitë e reja dhe ndryshimet do të ndikojnë, sipas saj, pozitivisht. E formuar në arkitekturë dhe me lidhje të ngushta me artin e kulturën, ashtu si në profesion ajo kërkon që, edhe në detyrën e saj të re në qendër të jetë njeriu. Në shërbim të tij duhet të jenë, sipas Margaritit, edhe investimet e reja, duke ecur në hap me kohën e njëherazi t?i rezistojnë asaj, përtej fasadave momentale. Një diskutim që përfshin Teatrin Kombëtar atë të Kukullave, Bibliotekën edhe Muzeun Historik, ku ajo çka edhe ministrja pohon është fakti se përpjekjet e bëra ndër vite, nuk kanë qenë të mjaftueshme. Ka preferuar gjatë këtyre muajve të shmangë jehonat mediatike, prandaj në këtë rrëfim ekskluziv për ?Report Tv?, Elva Margariti, flet për prioritetet dhe sfidat, që ka si ministre e Kulturës.