Report TV -Dhuna ndaj mjekëve, Stroni: Nëse përsërit do të marrim vetë masa

2019-05-23 0

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të ndërhyrë në Kodin Penal në mënyrë që të ashpërsohen masat ndaj personave që ushtrojnë dhunë ndaj mjekëve duket se nuk mjafton. Të ndodhur përballë kësaj situate mjekët shprehen se do detyrohen të marrin vetë masa për të parandaluar dhunën.

Mjeku infeksionit Gentian Stroni, i cili u dhunua në krye të detyrës pa asnjë motiv e quan të padrejtë faktin që agresori i tij tashmë është i lirë, dhe nuk vuajti asnjë dënim.

?Për këdo që arrin të prekë integritetin e një personi të dytë, jo vetëm të bluzave të bardha, ai person duhet të vendoset para përgjegjësisë dhe duhen marrë masa të rrepta që këto të mos ndodhen. Kjo gjë duhet të vendoset nëpërmjet një ligji, nëpërmjet ndihmesës së medias?.

Doktor Gentian Stroni

Doktor Stroni shprehet se është një nevojë urgjente që të rikthehet besimi te bluzat e bardha.

? Nuk është vetëm kaq, do duhet të shikohet më shumë, pikërisht për të analizuar dhe për të parë shkaqet e tjera. Mjekët kanë filluar të krijojnë një lloj analize pikërisht për këtë lloj problematike dhe duan të rikthehen përsëri në atë që ka qenë kohë më përpara, kur mjekët shikoheshin për punën që bënin dhe shkonin me dinjitet në punë?.

Doktor Gentian Stroni

Sipas Stronit, edhe në radhët e mjekëve ka korrupsion, por në shumicën e rasteve kjo ndodh për shkak të pagave të ulëta.

?Është e vërtetë që mund të ketë dhe korrupsion, mbase do ishte ndryshe nëse një mjek do merrte aq sa i takon të marrë për atë formim që ka, se një mjeku që të formohet i duhen 10 vite?.

Doktor Gentian Stroni

Së fundmi, një tjetër mjek u dhunua nga dy vëllezër në krye të detyrës në Spitalin e Peshkopisë. Një prej vëllezërve është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ndërkohë mjekët po mendojnë organizimin në një tjetër revoltë, në mënyrë që raste të tilla dhune të mos përsëriten më.

Free Traffic Exchange