#rtvora
Kryetari i PD, Lulzim Basha i vlerësoi si shkatërrimtare për vendin të dhënat e raportit të DASH për çështjen e narkotikëve në Shqipëri. Vendi tha ai është në udhëkryq për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin dhe korrupsionin.
Basha: Është një raport shkatërrimtar për Shqipërinë, për gjendjen e krimit, të drogës, pastrimit të parasë, të korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes, së kapjes së shtetit. Natyrisht kryeministri do thotë janë kadrinjtë e DASH që e bëjnë këtë punë.
Deklaratat erdhën në një tryezë me gazetarët mbi lirinë e medias, ku Basha premtoi se me ardhjen e tij në pushtet nuk do të ketë ndikim apo presion mbi to.
Tryeza për qëllim ka që PD në bashkëpunim me shoqatat e gazetarëve të hartojë një dokument që i jep përgjigje situatës së lirisë së medias në Shqipëri.
Basha: Të pranosh atë që ka qenë gabim mendoj se është parakusht për të qenë pjesë e një përpjekje të përbashkët për ta ndrequr. Përpjekja duhet të jetë e përbashkët.
Ndërkohë në dalje të aktivitetit Basha komentoi aktualitetin politike.
Basha: Zgjidhje të krizës, me njeriun që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me njeriun që i ktheu rrjetet kriminale në bashkëpunëtorë të Rilindjes dhe në aksionarë të pseudoparlamentit shqiptar, nuk mund të ketë. Nuk ka njeri që nuk e kupton këtë. Maduro nuk po bën më shumë, po bën më pak se Edi Rama.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-raporti-i-dash-shkaterrimtar-shqiperine
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz