Grabitet pronari i nje pike kembimi valutor

2019-05-23 0

Pronari i një pike këmbimi valutor është grabitur mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave, në kohën kur Agron Shima po lëvizte me motor. Ai u sulmua me levë dhe thikë nga dy persona, të cilët i kanë marrë 60 mijë dollarë që i mbante në një çantë.

Njëri prej autorëve u vu në pranga, siç tregojnë edhe këto foto ndërsa tjetri arriti të largohej bashkë me paratë. Grabitësit janë larguar me motor, por një polic i Rrugores, i cili ishte me shërbim në zonë, ka arritur t?i nxjerrë nga rruga, duke bërë të mundur ndalimit e njërit prej tyre. Ndërsa tjetri humbi gjurmët në rrugicat e zonës.

Një grabitje tjetër u regjistrua në Korçë, po këtë të premte. Një person i maskuar ka hyrë në biznes dhe pasi ka kërcënuar me thikë punonjësen, arriti të marrë një shumë të konsiderueshme parash. Pas grabitjes, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes, duke shmangur policinë, e cila mbërriti menjëherë pas njoftimit në sallën operative.

Nga dëshmitë e punonjëses, e cila i ka përshkruar policisë edhe karakteristikat fizike të autorit mësohet se shuma e grabitur llogaritet në 2.500 Euro dhe 100 mijë Lekë të reja.

Tv Klan