Veliaj: Javen e ardhshme nisin procedurat per teatrin e ri

2019-05-23 4

Ashtu siç lajmëroi ditën e konfirmimit si kandidatë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ka hequr dorë nga projekti i Teatrit të ri Kombëtar. Në studion e "Opinion", ai thotë se javën e ardhshme qeveria do të miratojë rihapjen e procedurave për garën për ndërtimin e godinës së re në vendin ku aktualisht ndodhet teatri ekzistues.

Veç Teatrit Kombëtar në projektet e tij në mandatit e ri është dhe ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare në zonën ku ndodhet Garda e Republikës. Kryebashkiaku flet dhe për shqetësimin e paratë informale që investohen në ndërtim në kryeqytet.

Komenton dhe mundësinë e mos futjes e opozitës në garën e lokaleve të 30 Qershorit, çka për të nuk përben asnjë shqetësim.

Edhe pse nuk përjashton mundësinë e fenomenit të shitblerjes së votave në zgjedhjet e 2017-s, Veliaj ka një argument të tijin, se ky fenomen nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar që i dhanë socialistëve mundësinë për të qeverisur të vetëm.

Tv Klan