DASH: Shqiperia burim i kanabisit, tranzit per drogat e forta

2019-05-23 1

Droga dhe pastrimi i parave në Shqipëri ishin shqetësimet kryesore në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit edhe për vitin 2018. Në dokumentin që iu dorëzua të enjten Kongresit Amerikan, vlerësohet përparimi i dukshëm në luftën kundër narkotikëve, por konstatohet se Shqipëria mbetet burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.

?Niveli i sekuestrimeve dhe arrestimeve për drogë pati rritje domethënëse për vitin 2018. Ato ishin rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, shtimit të presionit nga jashtë dhe përpjekjeve të Shqipërisë për t?u anëtarësuar në BE. Roli i Shqipërisë si burim ose treg për kanabisin ishte i ulët, por ka pasur rritje të sekuestrimeve të kokainës që kalon tranzit nga Shqipëria në Europë, veç zbulimit të laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipërinë veriore dhe Qendrore. Grupet kriminale shqiptare trafikojnë kokainë dhe heroinë në tregjet europiane, duke e siguruar atë në vendet e Amerikës Latine dhe Azi?.

Mungesë përparimi pati në luftën kundër pastrimit të parave, çka sipas raportit është pasojë e korrupsionit, forcimit të grupeve kriminale dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Aty renditen edhe arsyet.

?Shqipëria ka nivel të lartë të qarkullimit të parave cash dhe sektorit informal me hyrje të larta të parave nga jashtë në formën e remitancave. Kontrabanda lehtësohet nga kontrollet e dobëta kufitare. Shqipëria shërben si bazë për organizatat kriminale që veprojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut. Pasuritë e patundshme, projektet zhvillimore në biznes dhe lojërat e fatit janë mes metodave kryesore për fshehjen e aktiviteteve kriminale?.

Megjithatë, raporti vlerëson vendimin e qeverisë shqiptare për ndalimin e kazinove dhe pikave të basteve, si mënyrë për të goditur pastrimin e parave të drogës. Në raport thuhet se Reforma në Drejtësi që është ende duke u kryer, është mekanizmi më i mirë për të luftuar korrupsionin.

Tv Klan