RTV Ora - Balluku le në harresë auditimin e koncesionarit të Rinasit

2019-05-23 0

#rtvora

Ministrja Belinda Balluku ka lënë në harresë auditimin që iu bë konçesionarit të Rinasit, i cili rezultoi me normë fitimi mbi 40% në bazë të kontratës. Kjo ka bërë që shqiptarët të vijojnë të paguajnë çmimet më të larta në rajon duke u kthyer në një pengesë serioze edhe për turistët e huaj. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla në një takim me gazetarë të huaj është shprehur se turistët Italianë po penalizohen nga çmimet e larta.

Shqiptarët paguajnë biletat më të shtrenjta për udhëtimet ajrore. Edhe pse në fillim të këtij viti u bë një auditim ndaj konçesionarit, i cili rezultoi me një normë fitimi mbi 40 % nga norma e caktuar në kontratë, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap.

Raporti i jepte mundësi ministrisë së Infrastrukturës të merrte masa, por edhe pse kanë kaluar rreth tre muaj çështja ka mbetur në harresë.

Një shqetësim i tillë është ngritur edhe nga eksponentë të lartë të PS-së. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla theksoi se çmimet e larta të biletave janë një pengesë për turistët italianë që duan të vizitojnë Shqipërinë.

Balla: Një udhëtim nga Bari në Tiranë zgjat 20 minuta, por ofrohet me çmim shumë të lartë, si të shkosh nga Roma në Kopenhagen. Është e nevojshme që të bashkëpunojmë me qeverinë italiane për të gjetur kompani të tjera fluturimi që operojnë mes 2 shteteve. Në muajin gusht, anijet janë tejet të mbushura për shkak të kërkesës, por dhe cilësia nuk është në nivelet e duhura.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cmimet-e-biletave-mbeten-shqetesim-balluku-le-ne-harrese-auditimin-e-koncesionarit-te-rinasit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz