Tiranë, sulmohet me thikë e levë kambisti, i marrin 60 mijë $, kapet njëri nga autorët

2019-05-23 0

TIRANE-Pronari i një pike këmbimi valutor në kryeqytet është sulmuar dhe grabitur nga dy persona mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e 'Barrikadave' rreth orës 09:00. Pronari i pikës së këmbimit është Agron Shima 50-vjeç, ndërsa gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se i kanë marrë 60 mijë dollarë.

Autorët, të cilët kanë qenë dy, e kanë ndjekur dhe në momentin që ka dalë nga pika e tij e këmbimit dhe po lëvizte me motor në drejtim të tregut të njohur si ?Dollari", ai është goditur në kokë dhe trup me levë dhe thikë në bark duke humbur kontrollin e motorit dhe rrëzuar në tokë.

Autorët i kanë marrë çantën ku kishte shumë prej 60 mijë dollarësh dhe kanë tentuar që të arratisen, por vetëm njëri ia ka dalë që të largohet, pasi tjetri është prangosur. Autorët, të pamaskuar, por me skafandra në kokë për të mos u identifikuar hipën në motor për t'u larguar me shpejtësi, por në këtë moment ndërhyri me shpejtësi një efektiv i policisë rrugore.

Efektivi duke parë mënyrën e çrregullt që po lëvizte motori, por edhe pa targa i bëri thirrje që të ndalonte, por agresorët nuk u bindën. Në këtë moment ai i është hedhur sipër motorit duke bllokuar njërin nga autorët, ndërsa tjetri është arratisur në rrugën e 'Barrikadave' me çantën me shumën.

REPORT TV sjell pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes, së momentit kur i arrestuari është shtrirë në tokë dhe prangosur nga efektivët dhe të pronarit të 'Exchange'-it i mbuluar me gjak, teksa transportohet nga ambulanca për në spital. Ndërkohë që grupi hetimor ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar motorin që përdorën autorët që ndoqën dhe sulmuan pronarin e pikës së këmbimit valutor, levën dhe thikën me të cilën e goditën.

Free Traffic Exchange