Karkaleca me domate dhe djath
Përbërësit:
350 gr karkaleca
1 qepë
Pak spec pikant
2-3 thelpinj hudhër
1/2 gotë uzo
400 gr domate në kuti
1 lk sheqer
4 gjethe borzilok
150 gr djath i bardhë
Majdanoz
Vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim tiganin me pak vaj dhe skuqim karkalecat deri sa të ndryshojnë ngjyrë. I spërkatim me pak kripë dhe për 3-4 minuta i largojmë nga tigani. Në po atë yndyrë mund të shtojmë dhe 1 lugë gjellë vaj. Kaurdisim fillimisht hudhër, pak spec pikant dhe qepën deri sa të zbutet. Shuajmë qepën me uzo dhe lëmë alkoolin të avullojë. Shtojmë domaten, 1 lugë kafe sheqer, kripë, pak borzilok dhe e lëmë domaten të ziejë duke shtuar edhe pak ujë.
Shtojmë karkalecat dhe në minutën e fundit thërrmojmë djath të bardhë dhe e vendosim tiganin në furrë për 10 minuta. Para se ta servirim e spërkatim me majdanoz të freskët.
Kadaif me krem
Përbërësit:
200 gr kadaif
1 fç arra
100 gr gjalp
5 lgj sheqer
Për kremin:
1 l qumësht
1 fç sheqer
3 lgj miell
3 lgj niseshte
Vanilje
200 ml pana ëmbëlsire
Përgatitja:
Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe skuqim kadaifin për 5 minuta. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa të zverdhet lehtë. Shtojmë arrat dhe i trazojmë dhe pak deri sa të nxjerrë yndyrën e saj.
Në një tenxhere vendosim qumështin , miellin, niseshtenë e sheqerin dhe i përziejmë mirë. I trazojmë vazhdimisht deri sa masa të trashet dhe të valojë. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e ftohim.
Rrahim 200 ml pana ëmbëlsire dhe pasi pudingu të jetë ftohur i trazojmë së bashku me një rrahëse elektrike.
Në një tepsi shtrojmë si bazë gjysmën e kadaifit. Shtojmë në mes kremin e pudingut dhe përsëri e mbulojmë me kadaif. E vendosim në frigorifer për 3-4 orë.