Koc me domate dhe ullinj
Përbërësit:
2 peshq koc
300 domate qershi
2-3 thelpinj hudhër
80 gr ullinj të zi ose të gjelbër
1/2 gotë verë e bardhë
1/2 tufë majdanoz
Vaj ulliri
Përgatitja:
Peshkun e pastruar e marinojmë me kripë dhe vaj ulliri. Domatet i presim në gjysma, hudhrën në copëza, majdanozin e grijmë hollë dhe i bashkojmë në një tas ku shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri, ullinjtë dhe kripë. Shtrojmë një letër pjekje në një tepsi dhe vendosim domatet e përziera duke i shpërndarë në të gjithë sipërfaqen.
Vendosim dhe peshkun (peshkut mund ti japim një skuqje të lehtë për 3 minuta në tigan dhe e vendosim më pas në tepsi), e shuajmë me verë dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200ºC për 18 minuta. E shërbejmë me patate furre ose sallatë.