Ngritja e Prokurorise Speciale

2019-05-22 0

Partitë opozitare shqiptare ASH-ja dhe BESA në takimin në Kuvend me Kryeministrin Zaev dhe Ministren e Drejtësisë Renata Deskoska kanë shprehur përkrahje për PSP-në si organ i posaçëm në kuadër të Prokurorisë Publike që do të ketë kompetenca efikase ? ka theksuar Ministrja Deskoska.

Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë: Në përgjithësi nga takimi i sotëm është edhe përkrahja për PSP-në si organ që do të ketë kompetenca efikase dhe që do të jetë një prokurori e veçantë që në fakt është edhe pjesë e ligjit të tashëm. Në pjesën e mënyrës së shfrytëzimit të xhirimeve si dëshmi do të ketë konsultime shtesë.

 ?Po, përkrahje PSP-së, por ajo duhet t?i dëshmoj opinionit se vërtet janë të interesuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin që kanë ndodhur në të kaluarën, por që po ndodhin edhe tani?. Kështu është shprehur kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren e Drejtësisë Renata Deskoska, lidhur me propozim ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme, e propozuar nga Qeveria, në të cilën do të inkorporohet edhe PSP-ja.

Tv Klan

Free Traffic Exchange