Report TV -Çfarë merr në shkëmbim protestuesi që spërkati me bojë Ministrinë e Brendshme?

2019-05-22 0

Këtë të enjte në protestën e shtatë të opozitës kundër qeverisë, disa militantë spërkatën me bojë fasadën e Ministrisë së Brendshme. Nga Partia Demokratike ishin bërë gati disa bombola të mbushura me bojë, të cilat u boshatisën nga simpatizantët e opozitës dhe u hodhën në drejtim të ministrisë të drejtuar nga Sandër Lleshaj.

Gazetarët që ishin në terren kanë dëgjuar ish-deputetin e PD-së Flamur Noka të thërrasë të rinjtë pranë bombolave me bojë, ku menjëherë disa djem të veshur me kapuç në kokë nisën të spërkasnin me bojë ministrinë. Në krah të tyre pa asnjë fjalë dhe në heshtje totale prej kohës kur u stacionuan me gjithë protestuesit para Ministrisë së Brendshme. Nga pamjet që janë postuar nga vetë ministri Lleshaj që e dënoi këtë sulm, shihen në disa momente edhe fytyrat e të rinjve që sulmuan godinën.

Një situatë që ngjall dyshime është edhe momenti kur një djalë me xhupin blu në mesin e protestuesve, pasi i riu ka spërkatur ministrinë, xhupbluja e merr me vrap veçmas dhe shihet teksa shkëmbejnë diçka mes njëri-tjetrit. Në disa media është aluduar se ato mund të jenë lekë, në shenjë shpërblimi për aktin e kryer, por video është e paqartë dhe gjithsekush mund të gjykojë mbi atë se çfarë sheh sipas këndvështrimit të tij. Ju cfare mendoni se djalin me xhupin blu i jep te riut qe sperkati me boje Ministrine e Brendshme?

Free Traffic Exchange