Opozita 'shuplakë' edhe nga Holanda: Jo dhunë në protestë! Negociatat? Presim raportin

2019-05-22 0

Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës Ferdinand Grapperhaus gjatë vizitës në Shqipëri dhe takimeve me krerët e shtetit ka dënuar dhunën në protestën e opozitës, ndërsa ka kritikuar edhe vendimin për djegien e mandateve nga PD-ja dhe LSI-ja.

"Së pari protestat janë një element shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i demokracisë dhe në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë për të shprehur mendimet e tyre, javën e kaluar kemi pasur një protestë në Holandë për sulmin terrorist apo cështje të tjera. Por më vjen keq, që kemi pasur raste dhune në Shqipëri në disa protesta, u bëj thirrje që të sigurohen për protesta në paqe, brenda limiteve të shtetit të së drejtës. Më vjen keq që opozita ka marrë vendimin për të djegur mandatet, dalja nga kuvendi shkon kundër parimeve demokratike. Parlamenti është vendi, baza, themeli për trajtimin e cështjeve" tha ai.

Holanda është një nga tre vendet skeptike që qershorin e kaluar shtyn hapjen e negociatave për Shqipërinë, por cfarë do të ndodhë këtë vit? Ministri holandez vlerëson reformat e qeverisë shqiptare, por shprehet se do të presin raportin e majit nga Komisioni Europian për të parë progresin?

"Holanda vijon që ta mbështesë të ardhmen Europiane të Shqipërisë. Ekipe të përbashkëta për të luftuar krimin mes dy vendeve. E inkurajoj Shqipërinë që të vijoj të tregojë rezultate të prekshme. Do të flas me kolegët e mi në qeveri dhe mbresat që më ka lënë qeveria. Ne do të punojmë së bashku. Ne duhet të luftojmë krimin e organizuar ndërkombëtar, me kriminelë shqiptarë, holandezë dhe nga vende të tjera të botës. Jam i impresionuar nga ajo si Shqipëria është zhvilluar në dekadat e fundit dhe vijon. Unë jam besimplotë se këto janë zhvillime pozitive që do të vijojnë edhe në të ardhmen e afërt" tha ai.

Ne duhet të presim për raportin e progresit të Komisionit Europian që do të dalë në maj, pasi është ai që ka monitoruar zhvillimet në vend. Të presim, më pas ne si qeveri dhe bashkë me parlamentin do i diskutojmë. Qeveria e Shqipërisë po punon për këtë ndërmarrje madhore, reforma në drejtësi" tha ai. Në fund ministri holandez kishte një koment edhe për protestat e opozitës para ministrisë së Brendshme para takimit të tij sot me Sandër Lleshajn. "Nuk e shoh si problem kur hyjë në ministrinë e Brendshme dhe njerëzit bërtasin, të gjithë duhet të shprehin mendimin e tyre" përfundoi ai.