RTV Ora – Xhafaj kundër Lleshajt për ndryshimet në ligjin për vettingun në polici: Cënojnë cilësinë

2019-05-22 0

#rtvora
Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare doli kundër vendimit të ministrit aktual të Brendshëm, Sandër Leshajt për ndryshime në ligjin për vettingun në polici.

Deputeti socialist tha se ndryshimet nuk janë të duhurat dhe se kjo gjë do cënojë cilësinë e vettingut në polici.

Ndërsa theksoi se politika e përbaltjes është riaktivizuar brenda dhe jashtë sallës së parlamentit.

Xhafaj: Nuk është herezi ndryshimi i ligjit. Nuk ka ligj perfekt dhe përher ka vend për reflektime. Gjithsesi në vlerësimin tim, ndryshimet që i bëhen ligjit nuk janë ndryshimet e duhura për disa arsye :

Së pari, druaj se nga ky mekanizëm mund të cenohet pavarësia, paanshmëria dhe besueshmëria e vet procesit. Kemi të bëjmë me një skanim të një lloji të veçantë që në gjykimin tim nuk mund të bëhet, për herë të parë, nga SHCBA, një organ në varësi të Ministrit të Brendshëm. Jo pa qëllim në mekanizmin ekzistues në ligj, për fazën e dytë dhe të tretë, parashikohet që komisionet të përbëhen nga punonjës të vetë organeve që kalojnë me sukses në fazat paraardhëse.

Së dyti, mendoj se cenohet cilësia dhe shpejtësia e vetë procesit. Ndoshta gabohem, por për momentin dhe për shumë kohë SHCBA nuk ka e nuk mund të ketë kapacitetet e duhura për ta kryer këtë lloj procesi. Ti besosh vetingun e 13 mijë punonjësve një institucioni që ka në total rreth 110 punonjës, përfshirë ata që kryejnë detyra të tjera të caktuara me ligj apo ata të shërbimeve mbështetëse, vlerësoj se do ta ngadalësojë më shumë procesin.

Asnjë punonjës i ndershëm në Policinë e Shtetit apo institucionet e tjera nuk i trembet këtij procesi.

E gjithë pjesa e shëndetshme ndër to e ka kuptuar qartazi se vetingu është një instrument vlerësimi dhe certifikimi për të gjithë ata që përditë rrezikojnë jetën për ne të gjithë, për të gjithë ata që sakrifikojnë çdo orë të ditës e të natës për t?ju shërbyer qytetarëve.

Iniciativa për "vetting" të të gjithë Policisë së Shtetit u ndërmor nga Xhafaj, gjatë kohës së ai mbante postin e Ministrit të Brendshëm.

Por Lleshaj ka kërkuar realizimin e disa ndërhyrjeve në ligjin ekzistues për Vettingun.

Ai tha se ndryshimet e propozuara nuk prekin thelbin e procesi të Vettingut, por për të përshpejtuar procesin.

"Problemi themelor që lidhet me këtë situatë ka të bëjë me kohën, e cila është në dispozicion për të mbyllur procesi e Vettingut. Sipas ligjit aktual, procesi i Vettingut për 13 mijë punonjës të Ministrisë së Brendshme duhet të mbyllet në marsin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që procesi ende nuk ka filluar dhe praktikisht është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që ky proces të mbyllet ashtu sikundër ligji e parashikon, pra në marsin e vitit të ardhshëm,"-tha Lleshaj.

Ndërsa shtoi se: "Një arsye tjetër që ka të bëjë me kërkesën për të ndryshuar ligjin lidhet me volumin e madh administrative që kërkohet për të realizuar atë, kërkohet që rreth 240 punonjës me kohë të plotë, nga strukturat e Policisë dhe të SHÇBA, të shkëpu...

Free Traffic Exchange