Holanda: Djegia e mandateve e gabuar. Jo dhune ne proteste

2019-05-22 0

Ministri i Drejtësisë i Holandës ka kritikuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ferdinand Graferhaus gjatë vizitës në Tiranë u shpreh i shqetësuar për protestat e dhunshme që janë zhvilluar në Shqipëri kohët e fundit. Sipas tij, dalja nga Kuvendi nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet.

?Më vjen keq që opozita ka marrë vendimin t?i djegë mandatet. Dalja nga Kuvendi nuk është mënyra për të zgjidhur problemet politike dhe shkon kundër parimeve demokratike. Partia ime nuk ka qenë e përfshire në qeveri për 5 vite me radhë dhe na është dashur që t?i ndiqnim zhvillimet nga jashtë, me syrin kritik. Parlamenti është forumi ku duhen trajtuar çështjet kritike për vendin dhe është baza dhe themeli i çdo demokracie.

Sa i përket hapjes së negociatave, Graferhaus tha se qeveria holandeze është në pritje të raportit të Majit të Komisionit Europian.

?Ne si qeveri do të diskutojmë dhe do të vendosim bashke me parlamentin në Holandë. Së pari nga të gjitha kontaktet unë e shoh që qeveria e Shqipërisë po punon për këtë ndërmarrje monumentale siç është Reforma në Drejtësi. Kjo tregon se qeveria e Shqipërisë është serioze për të arritur atë që ka thënë komisioni?.

Holanda është një nga tre vendet skeptike të Bashkimit Europian, që votoi shtyrjen e hapjes së negociatave me vendin tonë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange