#rtvora
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i kërkoi kryeministrit Rama që të dialgojë me qytetarët e Shqipërisë.
Monika Kryemadhi: Ata janë njerëzit për të cilët Edi Rama nëse do ti zgjidhe të vijë të dialogojë këtu me popullin. Të dialogojë me ju që paguani fatura dhe taksa pafund.
Është e vërtetë që ne gjithë politikanë kemi fajin tonë, që kemi mbyllur sytë dhe veshët përballë zullumeve të Ramës. Por më mirë vonë sesa kurrë. Më mirë vonë për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve sesa mos ta bëjmë kurrë këtë lëvizje.
Djegia e mandateve të opozitës për shumë kush mund të thotë veprim ekstrem, i nxitur etj. Djegia e mandateve ishte përgjegjësi e plotë e atyre deputetëve që vendosën të jenë njësh me popullin.
Djegia e mandateve ishte e vetmja mundësi për të treguar që interesi publik është më i rëndësishëm se interesi i 5 njerëzve që drejtohen nga Rama.
Ne sot duhet të luftojmë pa u ndaluar, pa bërë asnjë hap pas, por duke ecur përpara për të thënë se fatin shqiptarët e kanë në dorë vetë.
Politikanët janë shërbëtoret qytetarëve dhe jo qytetarët shërbëtore të politikaneve.
Ne si opozitë kemi shumë për të bërë, janë bërë aq shumë gabime saqë do na duhet të gjithë së bashku ti rregullojmë. Duke filluar nga Basha, me kolegët e tjerë, me të gjithë burrat e gratë, pedagogët, biznesmenë që duan të bëjnë ekonomi të lirë duhet të hapim një etapë të re, duhet të sjellim erën e ndryshimeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-rama-te-vije-te-dialogoje-ketu-me-popullin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz