Jashtë opozita vijon protestën (lexo ketu), ndërsa brenda sallës parlamenti me shumicën dhe opozitën e re po zhvillojnë prej orës 10:00 seancën plenare. Sot janë betuar dy nga tre deputetët e rinj, Arben Elezi nga PD Elbasan dhe Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar, ndërsa Ambra Borova nga LSI Shkodër nuk ishte e pranishme në seancën e sotme.
Numri i deputetëve të opozitës së re nga PD dhe LSI-ja që kanë pranuar mandatin ka arritur në 20, ndërsa në total së bashku me shumicën në 99. Në rendin e ditës janë disa projektligje, ndërsa janë regjistruar rreth 30 diskutantë.