stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Banorët e zonës Shkozë, ankohen në emisionin?Stop?, se personi, që tregton ilaçe në farmacinë ?Bora 1?, nuk ngjall besim e nuk duket të jetë profesionist. Përsa i takon farmacisë ?Bora 1?, personit, që tregton, i mungojnë mjetet identifikuese dhe sipas dokumentacionit, në këtë farmaci, duhet të ushtrojë profesionin vetëm zonja Dorjana Mëdani.
Qytetari- Mirëmbrëma!
Farmacisti-Mirëmbrëma!
Qytetari ?Si je? Do më bësh nja 2 ?Oki? t?lutem? Mjaftojnë?
Farmacisti- Teprojnë! Do t?jap 10 lekë, po s?kam ça të jap.
Qytetari ? S?ka gjë po hë, faleminderit!
Farmacisti- Kur të vish ditë tjetër.
Qytetari ? Ça bëre? Më jep dhe nja 2 kshu, si ato dje, ato Fansat.
Farmacisti- Fansat? Apo do Oki?
Qytetari ? Fans, fans!
Farmacisti- Të thashë unë, që janë të mira, po ti?
Qytetari ? Po mirë!
Farmacisti- 2?
Qytetari ? 2 Turn i tretë! Ça bëhet?
Farmacisti- Rrofsh, hajde!
Qytetari ? Natën!
Qytetari ? Erdha prapë unë. Ça bëre? Më jep 2 Fans, po? ika. Faleminderit! Natën e mirë!
Gazetarja i drejtohet kreut të Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, e cila tregon, sesa e thjeshtë është bërë për të hapur një farmaci si biznes. Deri në vitin 2009 këtë biznes mund ta hapnin vetëm farmacistët, por tani mund ta bëjë kushdo.
Diana Toma: Realisht nuk është aspak e vështirë të hapësh një farmaci një subjekt farmaceutik. Vetë pranë QKB nxjerrë një licensë biznesi, e cila ka një kosto shumë të vogël, lidh një kontratë pune me një drejtues teknik dhe më pas nxjerr dhe QKL. Më pas dyert e farmacisë duke plotësuar kuadrin për të hapur subjektin, një sipërfaqe të caktuar, pajisjet e caktuara, mund të hapet farmacia. Deri në vitin 2009 farmacinë e hapnin vetëm farmacistët, pas këtij viti me ndryshimin e ligjit farmacinë e hap kushdo.
Gazetarja i ka bërë të ditur zonjës, Diana Toma rastin e farmacisë ka parashtruar emisioni ?Stop? dhe ajo i ka kërkuar pak minuta kohë në mënyrë që të shikonte dosjen lidhur me famacinë Bora 1.
Diana Toma: Nga shqyrtimi i dosjes për subjektin farmaceutik Bora 1, rezulton se sipas dokumentacionit duhet të ushtrojë profesionin e farmacistes me funksionin e drejtueses teknike, vetëm një farmaciste e licencuar nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, zonja Doriana Mëdani.
Më pas një drejtuesi i emisionit Saimir Kodra bëri një sqarim lidhur me një video për fshirjen e të dhënave nga tabletat antigrip Oledrohot. Në çdo tabletë ato janë të gdhendura në mënyrë të pandryshueshme.