Te tjera pergjime te dosjes Babale

2019-05-22 5

Partia Demokratike ka publikuar dy audio-përgjime të reja që sipas saj faktojnë se ish-drejtues të lartë të policisë së Fierit kanë paguar dëshmitarin e rremë të dosjes ?Babable?, Fredi Alizoti  për llogari të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili sipas selisë blu provohet në përgjim se është ?shefi i madh?.

Drejtori i Policisë: Po ku je o?

Fredi Alizoti: Aty ku me le atë natë.

Drejtori i Policisë: Po unë jam në Fier.

Fredi Alizoti: Po mirë fol i çik me shefin, me shefin e madh.

Drejtori i Policisë: Kë do?

Fredi Alizoti: E di vetë ti se s?dua ta them në telefon.

Fredi Alizoti:  Një sekondë, do ti thuash i çik shefit të më takoj mua se s?ben.

Drejtori i Policisë: Shefi është jashtë tani. Shefi është jashtë, ka deleguar ato kompetencat një tjetri.

Fredi Alizoti:  Urdhëro?

Drejtori i Policisë: Shefi është jashtë. Nuk është këtu?

Sipas demokratëve audio-përgjimet janë zhvilluar në datat 7 dhe 8 Qershor të 2018, kohë në të cilën ish-Ministri Xhafaj, që përmendet nga Alizoti si ?Shefi i Madh?rezulton të ketë qënë në një vizitë punë në Kroaci, por në mungesë të tij drejtori i policisë i sugjeron të flasë me prokurorin.

Fredi Alizoti:  Po mirë nuk ka ndonjë njeri tjetër të më takoj i çik mua?

Drejtori i Policisë: Çfarë do ti?

Fredi Alizoti:   Dua të flas me një njeri tjetër, s?ta them në telefon. Ça ke ti?

Drejtori i Policisë: Me prokurorin mo çfarë ke ti..

Fredi Alizoti:  Ma jep i cik numrin e ti.

Drejtori i Policisë: Të prokurorit nuk e ke numrin?

Fredi Alizoti: Jo nuk e kam. Ma jep i çik.

Drejtori i Policisë: Do ta nis unë me mesazh.

Selia blu thotë se do të kallëzojë  penalisht ish-drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes ?Babale? për shpërdorim detyre, falsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës. Dy audio-përgjimet u transmetuan të martën në emisionin ?Opinion?.

Tv Klan