Bylykbashi: “Nuk ka reformë pa opozitën” - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-22 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Here si ftese e here si kërcenim kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do te votoje reformën zgjedhore me votat e deputeteve qe kane hyre ne parlament nga listat e LSI dhe PD.Por për opozitën një reforme qe prek te gjitha partitë politike siç është reforma zgjedhore nuk mund te jete veçse konsensuale.Oerd Bylykbashi: Thirrja e zotit Rama është sa qesharake dhe shqetësuese se ku po degradon koncepti i tij për qeverisjen.Oerd bylykbashi ka me shume se një dekade qe negocion reformën zgjedhore ne emër te partisë demokratike dhe ai e vlerëson te rrezikshme çdo tentative për te kaluar ndryshimet ne kodin elektoral ne një moment qe demokratet nuk janë ne parlament.Ne çdo rast do ishte ndryshim i papranueshëm politik, do hidhte ne ere çdo besim mbi proces zgjedhor ndryshimi ne mënyre te njëanshme.Paralajmërimi i Bylykbashit është i prere, një lëvizje e njëanshme politike do te çonte pas Shqipërinë ne vitin 2000 kur PS e ndryshoi e vetme kodin dhe u deshën 10 vjet qe demit e rregullohej.Pavarësisht se qeveria mund te rreshtoje 84 vota për te ndryshuar kodin zgjedhor, edhe faktori ndërkombëtar ka vene ne dukje se reforma elektorale duhet te kryhet ne traditën e konsensusit te gjere.

Free Traffic Exchange