RTV Ora – Kod zgjedhor me opozitën e re? Bylykbashi i përgjigjet Ramës

2019-05-22 0

#rtvora
Tallje me vetveten e quan Oerd Bylykbashi përpjekjen e mazhorancës për të miratuar reformën zgjedhore me votat e opozitës së re. Ish-bashkëkryetari i Komisionit të reformës zgjedhore, thotë se një ndërhyrje e tillë vetëm 3 muaj para zgjedhjeve do të ishte kaotike, ndërsa sipas tij do të minonte besueshmërinë e proceseve zgjedhore dhe do kthente pas në kohë standardet.

Përpjekjet e mazhorancës për të mirtuar reformën zgjedhore me votat e deputetëve të rinj të opozitës, e shqetëson Partinë Demokratike.

Oerd Bylykbashi, i angazhuar në vazhdimësi për ligjin zgjedhor, thotë se një ndërhyrje e tillë minon procesin zgjedhor, ndërsa thotë se nuk mund të ketë reformë pa konsensus.

Në mungesë të opozitës që tashmë është jashtë parlamentit, Rama, paralajmëroi se do ta kalojë reformën zgjedhore me opozitën e re, por Bylykbashi thotë se kjo nuk është asgjë tjetër përveçse tallje me vetëveten.

Bylykbashi: Thirrja e zotit Rama është sa qesharake aq edhe shqetësuese për të kuptuar se ku po degradon koncepti i zotit Rama për qeverisjen. Është e gjithëpranuar se kodi zgjedhor nuk mund të ndryshohet përtej një afati të caktuar përpara datës së zgjedhjeve dhe ky afat ka kaluar prej kohësh.

Ndryshimet në këtë fazë do të çonin në një kaos procesin zgjedhor dhe më pas çdo paudhësi nga ato që planifikon Rama si shitblerja e votës, kontrolli i votës nëpërmjet administratës publike, presionit etj do të fshihej pas disa parregullësive të një natyre teknike sepse ligji ndryshoi shumë vonë. Në çdo rast do të ishte një ndryshim i papranueshëm politikisht, do të hidhte në erë çdo lloj besimi në procesin zgjedhor ndryshimi i kodit në mënyrë të njëanshme.

Ish-bashkryetari i reformës zgjedhore ka një përgjigje për ndërkombëtarët kritik me qëndrimin e Partisë Demokratike, duke iu përmendur atyre problemet e evidentuara në raportin e OSBE-ODIHR.

Bylykbashi: Në këtë bibël, raporti i ODIHR është ai që përcakton se kush janë problemet e zgjedhjeve. Problemi i zgjedhjeve është shitblerja e votës, rekomandimi numër dy, prioritar. Por problem më i rëndë, më i madh dhe i shtrirë është ai që vë në pah më pas shitblerjen e votës, është kontrolli dhe kapja masive e votës nëpërmjet kontrollit të shtetit.

Partia Demokratike ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, nëqoftëse nuk arrihet objektivi për qeveri tranzitore.

Për këtë qëllim hapi i parë është hedhur pasi opozita në tejkalim të afatit nuk ka dërguar edhe anëtarët për KZAZ-të në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kod-zgjedhor-me-opoziten-e-re-bylykbashi-i-pergjigjet-rames-hedh-ne-ere-cdo-besim-zgjedhjet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiI...