UNESCO e Greqia kundër Erdogan - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-22 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Greqia ka reaguar ndaj deklaratave të Recep Tayyip Erdogan për kthimin e muzeut të Shën Sofisë në Stamboll në xhami. Ministri i jashtëm grek, Jorgos Katrugalos është shprehur se deklarata e presidentit turk për kthimin, është një lëndim jo vetëm ndaj të krishterëve por edhe ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar.Jorgos Katrugalos: Çdo vendim për ndryshimin e statusit të muzeut të Shën Sofias është një lëndim ndaj ndjenjave të të krishterëve, por edhe gjithë komunitetit ndërkombëtar si dhe ligjeve ndërkombëtare. Shpresojmë që presidenti turk do ta përmirësojë deklaratën e tij në të ardhmen.Ndërkohë sipas medias ruse Sputnik e cila komunikoi me UNESCO, organizata nuk lejon ndryshimin e statusit te Shën Sofise.Të gjitha vendimet në lidhje me zbatimin e ruajtjes së trashëgimisë botërore merren nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore. Kur një shtet anëtar vendos të ndryshojë emrin e një monumenti, si ai i Shën Sofisë në Stamboll, ai duhet të paraqesë këto ndryshime për miratim në Komisionin e UNESCO-s.Kisha e Shën Sofisë shërbeu si xhami nga viti 1453 deri në 1931 e më pas u kthye ne muze.