#rtvora
Klodian Bane është personi i katërt i shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit, i cili dyshohet se drejtonte makinën tip Mercedez, makinë që është fiksuar nga policia me anë të kamerave të sigurisë. Policia po heton pistën e hakmarrjes, por dyshohet se shkak për vrasjen e Kurtit mund të jetë bërë dhe një sherr banal për makina, pasi të dyshuarit merreshin me tregimin e automjeteve. Grupi hetimor po përpiqet të zhbllokojë telefonat e të rinjve, për të zbuluar detaje të tjera për atentatin ndaj Jurgen Kurtit.
Klodian Bane është personi i katërt, tashmë i shpallur në kërkim që dyshohet se drejtonte automjetin, i cili u përdor në vrasjen e Jurgen Kurtit.
Sipas burimeve nga policia makina është fiksuar nga kamerat e sigurisë në një rrugicë që autorët kanë ndaluar për të ndryshuar targat false që i kishin mbivendosur, për të vijuar më pas me targat e rregullta.
Gjithashtu mësohet se Pistoleta TT dhe 2 makinat luksoze u gjetën në shtëpinë e Alesio Berberit, ndërsa 21-vjeçari Elsi Levendi ishte personi i parë që ra në gjurmët e bluve, pasi është fiksuar nga kamerat në zonën ku u vra Kurti.
Të akuzuarit e kanë ndjekur për 2 javë radhazi viktimën për të mësuar lëvizjet e tij, dhe në momentin që është afruar pranë pallatit ku jetonte, dyshohet e kanë ekzekutuar.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur detaje të tjerë që mund të çojnë në zbulimin shkakut të vrasjes, ndërsa po hetohen dy pista kryesore, mes të cilave është dhe ajo e hakmarrjes, për ngjarjen në Durrës ku ishte i përfshirë Jurgen Kurti.
Një tjetër pistë që po heton policia është dhe ajo e një konflikti banal, pasi të rinjtë merreshin me tregtimin e automjeteve, që dyshohet se mund të jetë bërë shkak për ekzekutimin e 26-vjeçarit Kurti, ndërkohë autoritetet po përpiqen të zhbllokojnë telefonat e grupit.
Esli Levendi, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe personi i shpallur në kërkim dyshohet se janë paguar për të kryer atentatin ndaj Kurtit, por ende porositësit e atentati mbeten ende të paidenfikueshëm.
Kur do marrim lekët?- Përgjimet ku flitej për shumën 30 mijë euro dhe kohën se kur do merreshin kanë ndihmuar policinë për të rënë në gjurmët dhe zbardhjen e vrasjes
Dy jave ndjekje - Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Jurgen Kurti kishte qenë në ndjekje prej dy javësh. Edhe mbrëmjen e 18 marsit ka qenë në ndjekje nga autorët të cilët lëviznin me makinë tip Benz ngjyrë gri me targa false.
Elsi Levendi dyshohet se ka ndjekur Kurtin dhe më pas ka njoftuar personat e tjerë për mbërritjen e tij pranë pallatit. Pas krimit autorët kanë ndërruar targat dhe kjo ka bërë që policia të bie në gjurmë të tyre të identifikojë pasi i kanë kapur dhe kamerat e sigurisë.
Kurti ishte një emër i njohur për policinë, pasi gjatë vitit 2016 dhe 2017 u përfol si autor i dyshuar në dy vrasje, të cilat më pas nuk u provuan dhe ai u la i lirë.
Arrestimi- Arrestimi i 3 të akuzuarve është bërë gjatë mbrëmjes së të hënës, 25 mars 2019, në Tiranë. Ata kanë mohuar gjatë dëshmisë në polici të...