http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryebashkiaku i Tiranës u premtoi të rinjve se do të realizoje kartën e studentit. Erion Veliaj deklaroi se nëse ky proces nuk përfundon nga universitetet deri në maj, atëhere situatën do të marrë në dorë bashkia dhe Ministria e Arsimit.?Nëse Universitetet nuk do të kenë gati kartën e studentit deri në maj, do të jetë Bashkia e Tiranës se bashku me Ministrinë e Arsimit që do ta bëjnë?. Ky premtim është artikuluar nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me 20 studentë të përzgjedhur për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.?U kemi lënë afat deri në fund të muajit rektorateve që, sipas ligjit të ri, duhet të bënin Kartën e Studentit. Me privilegjet vijnë edhe përgjegjësitë. Pra, me të qenit rektor dhe dekan, vjen edhe përgjegjësia t?i bësh ato detyra. Nëse nuk i bëjnë deri në fund të muajit, kemi marrë masat që Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të jetë e para që bën Kartën Studentore Bashkiake, ndërkohë që bashkia, Këshilli Bashkiak tashmë i ka marrë vendimet për 40 shërbime, që gjithsesi edhe sot ofrohen me kosto më të ulët për studentët?.Nepërmjet kartes, studentët do të përfitojnë çmime të reduktuara edhe në bizneset private.?Karta e re studentore që do të emetohet në Tiranë përpara kësaj vere, do të mundësojë një bashkëpunim edhe me privatin, pra përveç 40 shërbimeve që bashkia i ofron të reduktuara, edhe privatët mund të futen në këtë bashkëpunim, kur vjen puna tek dyqanet, tek shpenzimet?.Karta e studentit është një nga kërkesat e parashtruara në protesta e studentëve e cila ende nuk ka gjetur zgjidhje.