http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dhoma e Avokatisë në Berat ka vendosur të bojkotojë proçeset gjyqësore, në shenjë proteste për vrasjen e avokatit në Elbasan pak ditë më pare.Avokati Agron Mahmutaj deklaroi se Dhoma e Avokatisë Berat nuk do të ofrojë asnjë shërbimme përjashtim të asistencës ligjore për të miturit.?Ne nuk do të afrojmë asnjë shërbim avokatie me përjashtim të masave të sigurisë dhe asistencës ligjore për të mitur? deklaroi avokati Agron Mahmutaj.Avokatët e Beratit ashtu si dhe kolegët e tyre të Dhomave të Avokatisë kërkojnë identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorit të vrasjes së kolegut të tyre në Elbasan.Protesta do të vijojë tre ditë.