E larguar padrejtësisht nga puna, gruaja përlotet para Ramës, kryeministri: Përgjegjësia e qeverisë

2019-05-22 0

Në takimin e radhës me qytetarë, që kanë gjetur zgjidhje pas denoncimit të rasteve të tyre në platformën e bashkëqeverisjes, ka qenë edhe një vlonjate e larguar nga puna, si pjesë e administratës së ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Ajo tregoi kalvarin që kishte hequr nëpër gjyqe, e vetme, pa avokat, për vite, deri në ankesën në platformë, e më tej në vendimin final të gjykatës për rikthimin në detyrë dhe pagesën për gjithë dëmin e shkaktuar. Pas fjalës së gruas, Rama nuk mohoi të pranonte se i vinte shumë zor nga e gjithë sa kishte ndodhur.

Rama: Nga Vlora je?

Gruaja: Po

Rama: Më vjen shumë zor që ka ndodhur kjo gjë se jam deputet i Vlorës, dhe nuk kemi kujt t?ja hedhim fajin, përgjegjësia është direkt e Qeverisë, një e metë jotja është që nuk e ke bërë më përpara këtë kërkesë se platforma ka kohë që ekziston dhe duhet të kishe marrë më shpejt përgjjgje. Unë të siguroj që shkaktarët e kalvarit do ndëshkohen, drejtori apo drejtorët që të kanë mohuar të drejtën dhe të kanë persekutuar në kuptimin më të plotë të fjalës do largohen.

Gruaja: Janë larguar

Rama: Epo mirë kjo tregon që edhe pjesa tjetër që them është e vërtetë, që kur fitojnë viktimat e abuzimit të administratës ndëshkohen xhelatët dhe më vjen shumë mirë që xhelatët e tu janë larguar.