Report TV - Zjarr në një apartament në Shkodër, nuk ka të lënduar

2019-05-22 1

Ndërtimet pa kriter në Shqipëri, e bëjnë mjaft të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. I tillë është edhe një rast në qytetin e Shkodrës, kur një zjarr përfshiu një banesën në katin e tretë të një pallati, përballë Fakultetit të Drejtësisë.

Në banesë jetonin studente, ku njëra prej tyre është dërguar në spitalin e Shkodrës. Për të shuar flakët, punonjësit e forcave zjarrfikëse janë detyruar të hipin mbi tarracën e ndërtesave ngjitur me pallatin (dyqane), për të bërë të mundur ndërhyrjen nga dritarja e banesës për shuarjen e flakëve.

"Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Free Traffic Exchange