#rtvora #tempora
Dera e bashkisë së Tiranës është e hapur.Por Erion Veliaj nuk është brenda.
Ndodhet në Kongresin e partisë, aty ky kryesocialisti, kryeministri Edi Rama i dha besën për një mandat të dytë si qytetari i parë i Tiranës.
23 marsi zyrtarizoi fillimin e fushatës elektorale për socialistët, e përballë?jo nuk kanë asnjë rival. Demokratët thonë se nuk shkojnë në zgjedhje.
Por socialistët nuk ndalen. Një organizim i menduar deri në detaje për prezantimin e Erion Veliajt si kryebashkiak. E për ta bërë sa më madhështore prezantimin është menduar mirë edhe për pjesëmarrjen.
Autobuzët që vijnë nga rrethet ndalojnë edhe përballë Bashkisë me qytetarët që kanë ardhur në ceremoninë e shpalljes së kandidaturës së Veliajt.
Jo vetëm banorët e Tiranës por dhe qytetarët nga rrethet mbështesin Erion Veliajn për Kryebashkiak.
Një dibran, mirditor, lushnjar, tepelanas, durrsak e mbarë Shqipëra ka mbërritur në Tiranë për të plotësuar gjithë pazëllin e imazhit qeveritar në këtë prezantim.
E disa prej tyre nuk ngurojnë të thonë se jo vetëm janë pjesë e administratës por edhe kanë ardhur në formë të organizuar.
Megjithatë ata thonë se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa opozitën.
Përgaditja e sheshit zgjati shumë.
Por për tua lehtësuar pritjen qytetarëve, socialistët kishin menduar.
Edi Rama e Erion Veliaj mbërrijnë së bashku.
Veliaj shpalli kandidaturën në sheshin kryesor të kryeqtetit, por ajo që ra në sy ishte mungesa e flamujve të rilindjes por vetëm ata kombëtar.
Ndiqni emisionin live në:
https://www.youtube.com/watch?v=TiafyLcseOA
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz