Në dhjetor të vitit të shkuar, Gazmend Oketa pas një viti e gjysmë larg p" /> Në dhjetor të vitit të shkuar, Gazmend Oketa pas një viti e gjysmë larg p"/>
#rtvora #tempora
Në dhjetor të vitit të shkuar, Gazmend Oketa pas një viti e gjysmë larg politikes vendosi të rikthehet aktiv përkrah Partisë Demokratike.
I ftuar në "Tempora" në RTV Ora, Oketa tha se vendimi i tij nuk lidhet as me faktin se PD është një parajsë ku gjithçka shkon vaj dhe as se e konsideron veten shpëtimtar të PD apo dhe vetë situatës së rënduar në vend.
Oketa thotë se përpiqet të japë mendimin e tij të pandikuar për aq sa mundet dhe kur i duhet të zgjedhë mes partisë dhe vendit, ai thotë se zgjedh gjithmonë flamurin kombëtar.
Oketa: Nuk jam rikthyer se besoj që PD është bërë një parajsë ku gjërat funksionojnë në mënyrë më përfekte seç duhet. Nuk jam, kthyer për shkak të një marrëveshje personale me zotin Basha pavarësisht marrëdhënieve korrekte që gjithnjë kemi pasur, nuk është thjesht një raport personal. Vendosa të rikthehem për 1001 arsye. Protesta për Tetarin Kombëtar, protesta për taksën e Rrugës së Kombit, protesta e banorëve të Unazës së Re që nuk është protestë kundër projektit, por kundër aferës dhe kundër atij dëmshpërblimi të pandershëm që qeveria u propozon atyre. Lëvizja Studentore ishte një moment. Nuk është një vendim që e mora brenda dy ditëve.
Kontaktet, bisedat me miqtë brenda PD kanë qenë të vazhdueshme. Por duke bërë këtë analizë vendosa që me aq sa mundem të rikthehem dhe të jap kontributin tim për aq sa mundem. Nuk e kam parë veten as atëherë dhe nuk e shoh as sot veten si shpëtimtar të PD apo situatës. Përpiqem të jap mendimin tim të pandikuar për aq sa mundem.E kam thënë atëherë dhe sot, për mua interesat e vendit vinë para interesave të grupimeve politike, në rastin konkret PD. Flamuri kombëtar vjen përpara flamurit të partive politike.
Ndiqni emisionin live në:
https://www.youtube.com/watch?v=TiafyLcseOA
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz