Policia e Tiranës ka shoqëruar shtatë pjesëtarë të së njëjtës familj, banorë të Unazës së Re, nga protesta në zonën e Astirit. Mes tyre është edhe një 15-vjeçar.
Protestuesit janë shoqëruar tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Një grup i banorëve të Astirit janë grumbulluar tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e tyre, ku kanë djegur edhe një gomë.
Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.