Stop - Gjirokaster,aksidenti ne pune, administratori vendos mosberjen e autopsise! (26 mars 2019)

2019-05-22 7

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-14-sezoni-4-2/

Veronika Muka, një qytetare nga Gjirokastra, denoncon në ?Stop?vdekjen e të vëllait në vendin e punës, në kompaninë e dajës së tyre, Bashkim Graci. Ngjarja ndodhi në Shtator 2010 në lagjen ?Zinxhira?, ku i riu, punonjës mirëmbajtjeje në firmë kabllore, u ngjit në shtyllë e gjeti vdekjen nga korenti. Ndërsa kryheshin veprimet hetimore, daja kërkon që të mos bëhet autopsia e viktimës dhe i detyron prindërit e tij, të firmosin në fletë të bardhë, ku më pas shkruan, se nuk kanë asnjë pretendim për aksidentin.

Veronika Muka: Arsyeja pse i jam drejtuar emisionit ?Stop? është problematika me vëllain tim. Punonte në një kabllor me sipërmarrës Bashkim Graçin, i cili është daja im. Ai bashkë më dajën tim kanë rregulluar një defekt në lagjen ?Zinxhira?. Kanë hipur në shtyllë dhe aty kalon dhe tensioni i lartë i OSHEE. Vëllai im ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ka ardhur policia dhe pasi ka bërë ekspertizën ka gjetur fije floku. Unë dyshoj se atë ditë vëllai nuk ka pasur asnjë mjet pune, as doreza, as kaska, as pinca. Kaludjo Xhupa që ka bërë ekspertizën e vendit ka konstatua se fijet e flokut janë gjetur të djegura dhe tek koka e vëllait tim. Një e çarë në kokë, 2 cm e thellë dhe 5 cm e gjerë dhe një shkarkim i rrymës elektrike në thembrën e majtë. Ne nuk jemi njoftuar për aksidentin, as policia, as daja nuk na ka njoftuar. Por jemi njoftuar, pasi vëllai kishte shkuar në spital, i ishin bërë të gjitha ekspertimet dhe shkelja më e madhe që ka bërë policia është se ka pyetur dajën tim dhe asnjërin nga ne. Daja ka thënë që mos ti bëhet autopsia dhe unë nuk e kuptoj. Ose ka dashur të mbulojë që atë ditë nuk ka pasur mjetet e sigurisë në punë, ose ka dashur të fshehë diçka të jashtëligjshme. Nuk e kuptoj qëndrimin e policisë, sesi merr deklaratë nga daja që është sipërmarrësi përpara se të pyetet familja?

Përveç deklaratës që të mos i bëhej autopsia ka bërë dhe një deklaratë tjetër që kanë firmosur të dy prindërit në një fletë të bardhë ku shkruhet, ?Unë zoti Novruz Goxhaj në përgjegjësi të plotë, deklaroj se në lidhje me humbjen e jetës aksidentalisht të djalit im, Genci Goxhaj në punë nuk kam asnjë pakënaqësi nga administratori Bashkim Graçi dhe nuk e ngarkoj me përgjegjësi për humbjen e jetës të djalit tim?.

Por në fakt nuk ka asnjë noter dhe e ka rrëzuar Gjykata, pasi prindërit e të ndjerit nuk kanë bërë një deklaratë të tillë.

Veronika Muka tregon, se iu drejtua prokurorisë, por prokurori Spartak Çoçoli vendosi mosfillimin e hetimeve dhe as që njoftoi të interesuarit për këtë.

Qytetarja- Dosja ime nuk ka as datë, as një fillim as një fund. Është bërë një procedurë dhe ka mungesë date. Mungon vula juaj tek kjo dosje. Urdhëro shikoje!

Kryeprokurori Arben Pasha-Mirë mo mirë, mungon. Kur e keni marrë ju këtë vendim?

Qytetarja-Të mërkurën e parë.

Krye...