Dosja “Tahiri” shkon për gjykim - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-22 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata për Krime të Rënda pas 8 ore séance gjyqësore ka marrë vendim për ish-ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ku pritet që Dosja e prokurorisë kundër tij do të kalojë për gjykim.Ndërkohë në fjalën e tij për mediat ish-ministri Tahiri ka deklaruar se gjykimi i shkurtuar nuk do të thotë se ai ka pranuar fajësinë, por thjesht dëshiron që procesi gjyqësor ndaj tij të jetë i shkurtër dhe të mos zvarritet.?Tani shkojmë në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë nuk dua të merrem me llojin e akuzës dhe seancës. Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje, prokuroria pretendon të që pretendon dhe unë kam më shumë se ajo, nuk ka nevojë për zgjatje të gjykimit. Saktësoni që unë vazhdoj dhe do vazhdoj deri në fund të argumentoj atë që kam pretenduar që në fillim, që nuk kam pikën e lidhjes me këtë cështje. Atë që verifikoi gjykata italiane, prokurorët pretendojnë që vendimi i Italisë, mendojnë ndryshe, është cështje e tyre. Drejtësia prandaj është e bukur se nuk bën gjithmonë drejtësi, por në ato pak raste që bën drejtësi, ja vlen. I kërkova prokurorisë të më bëjë akuzë të qartë dhe të saktë, prokuroria ka detyrimin të më tregonte në seancë cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj pas disa herëve që u interesova unë dhe gjykata.?Ndërkohë në fjalën e tij para mediave Tahiri është shprehur se mbaron hetimi keni folur vetëm unë, unë nuk kam folur për mënyrën si janë zhvilluar ngjarjet.?Sot e tutje do të flas edhe unë në gjykatë dhe publikun, nuk mund të jetë më një proces i mbyllur, ku provat trafikohen nëpërmjet?Nuk bëj politikë deri në momentin kur kjo çështje që më hapi politika të mbyllet. Çdo kusur që po përjetoj deri tani do ja dal deri në fund, nuk është dhe aq e kollajtë që të jem ose jo unë kurbani, nuk më shqetëson shumë kjo?.

Free Traffic Exchange