Gjyq për Tahirin! 'Jam ende ministri kampion, s'është kollaj që kurbani të bëhem unë'

2019-05-22 0

Pas tetë orëve seancë gjyqësore, Gjykata për Krime të Rënda ka marrë vendim për ish-ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri: Dosja e prokurorisë kundër tij do të kalojë për gjykim. Ish-ministri ka pranuar gjykim të shkurtuar, që do të thotë se në rast dënimi ai përfiton ulje të dënimit me 1/3 dhe prokuroria dhe avokatët nuk mund të shtojnë prova të reja. Por Tahiri u kujdes të theksojë se gjykimi i shkurtuar nuk do të thotë se ai ka pranuar fajësinë, por thjesht dëshiron që procesi gjyqësor ndaj tij të jetë i shkurtër dhe të mos zvarritet.

"Tani shkojmë në gjykim. Ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e akuzës, jam referzuar gjithmonë të komentoj drejtësinë, prokurorinë apo gjykatën, nuk do ta bëj as tani në respekt të një sistemi në të cilin kam kontribuar edhe unë. Kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund, prokurpria ka pretendimet e saj unë kam shumë më shumë për të pretenduar se prokuroria, nuk ka nevojë për zgjatje pafundësisht. Saktësoni që unë vazhdoj dhe do vazhdoj deri në fund të argumentoj atë që kam pretenduar që në fillim, që nuk kam pikën e lidhjes me këtë cështje. Atë që verifikoi gjykata italiane, prokurorët pretendojnë që vendimi i Italisë, mendojnë ndryshe, është cështje e tyre. Drejtësia prandaj është e bukur se nuk bën gjithmonë drejtësi, por në ato pak raste që bën drejtësi, ja vlen. I kërkova prokurorisë të më bëjë akuzë të qartë dhe të saktë, prokuroria ka detyrimin të më tregonte në seancë cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj pas disa herëve që u interesova unë dhe gjykata.Nga sot e tutje që mbaron hetimi keni folur vetëm unë, unë nuk kam folur për mënyrën si janë zhvilluar ngjarjet, sot e tutje do të flas edhe unë në gjykatë dhe publikun, nuk mund të jetë më një proces i mbyllur, ku provat trafikohen nëpërmjet...Nuk bëj politikë deri në momentin kur kjo çështje që më hapi politika të mbyllet. Çdo kusur që po përjetoj deri tani do ja dal deri në fund, nuk është dhe aq e kollajtë që të jem ose jo unë kurbani, nuk më shqetëson shumë kjo. Unë jam prapë ministri kampion të jeni të bindur, atë që kam bërë për policinë nuk mund t'i ktheni kurrë mbrapa. ", - tha Tahiri para gazetarëve pasi doli nga seanca maratonë gjyqësore.

Treshja e prokurorëve pretendon se Tahiri ka përfituar dhurata nga grupi kirminal Habilaj duke i krijuar atyre lehtësi në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. Kreu i këtij grupi kriminal, Moisi Habilaj është i arrestuar dhe po i nënshtrohet një procesi gjyqësor në Itali, ndërsa nga prokuroria e Antimafies italiane, e cila është dhe prova më e fortë e ish-ministrit të Brendshëm, nuk faktohet përfshirja e Saimir Tahirit si bashkëpunëtor me grupin e organizuar të trafikut ndërkobmëtar të drogës. Akuza të mohuara qysh në krye të herës prej Tahirit.

Në këtë seancë mbrojtja e Saimir Tahirit kërkoi pushimin e çështjes, pasi nuk ka prova. Bashkë me të, pushimin e cështjesh kërkoi edh...