Prezantohet Agim Canaj: Vllazninë e pranova pa kushte, objektivi ende nuk është arritur

2019-05-22 0

Agim Canaj, ish-trajneri i shumë skuadrave në Superligë si Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Flamurtari, do të marrë drejtimin e Vllaznisë. Lajmi është njoftuar nga klubi shkodran i cili ka zgjedhur Canajn si zëvendësuesin e Hasan Likës, trajnerit të mëparshëm që u larguar për arsye personale.

Në prezantimin e tij te Vllaznia Agim Canaj është shprehur:

?Asnjëherë nuk i kam thënë ?jo? Vllaznisë, sa herë ka patur nevojë. Është një nga qytet që jam ndjerë shumë mirë si trajner dhe në marrëdhëniet me njerëzit. Pse jo dhe këtë rradhë e pranova pa kushte.?

Objektivi i padiskutueshëm i Vllanisë këtë sezon është ngjitja në Superligë dhe për këtë deri më tani është në rrugën e duhur. Shkodranët renditen të parët në Grupin A të Kategorisë së Parë me 44 pikë, 12 më shumë se Erzeni ndjekës. Gjithsesi për Canaj objektivi ende nuk është arritur.

?Në fjalën e parë që iu thashtë lojtarëve është se asgjë nuk është arritur. Ajo që është më kryesorja, sidomos pas pushimeve, është se duhet të kthehemi te mentaliteti që skuadra kishte në fillim të sezonit pasi unë marrë një punë të lënë nga miku im dhe një trajner shumë i mirë si Hasan Lika.?

Kjo është hera e tretë që Agim Canaj merr drejtimin e Vllaznisë. Ai do të jetë në krye të klubit shkodran deri në fund të sezonit, me opsionin për t?a zgjatur edhe për vitin e ardhshëm.