#rtvora
20 vite nga ndërhyrja humanitare e NATO-s në Kosovë, Ambasada e Kosovës në Romë organizoi në Dhomën e Senatit të Parlamentit Italian një konferencë përkujtimore me praninë e disa prej personaliteteve italiane protagoniste të politikave ndërkombëtare të asaj kohe. Ish-kryeministri Italian Massimo D?Alema u shpreh për RTV Ora
20 vite më parë përkrah vendeve të Aleancës së Atlantikut Verior, Italia me forcat e saj të armatosura e mjetet luftarake që zotëronte mori pjesë në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër Serbisë për të ndaluar luftën e pastrimin etnik që po kryente regjimi i Sllobodan Milloshevicit.
I pranishëm në këtë konferencë ish-kreu i qeverisë italiane të asaj kohe Massimo D'Alema kujtoi se pas masakrës së Racakut, imazhet prekën mjaft opinonin publik ndërkombëtar e situata kërkoi domosdoshmërinë e ndërhyrjes së NATO-s.
Në një intervistë ekskluzive për Radio Televizioni ORA ish-kryeministri italian Massimo d'Alema foli për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.
Massimo D'Alema: Unë mendoj se nuk na takon ne të themi se cila duhet të jetë përmbajtja e një sintezë mes Serbisë e Kosovës. Kjo gjë i përket serbëve dhe kosovarëve. Jam kundër diktimit nga jashtë të përmbajtjes që duhet të ketë kjo marrëveshje mes tyre. Çdo marrëveshje që këto dy vende do të arrijnë do të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtarë.
Në atë kohë Ndërhyrja e NATO-s qe ushtarake por e motivuar nga arsye humanitare e politike. Aksioni i NATO-s u udhëhoq me një urtësi politike. Prania e KFOR në Kosovë u kërkua nga OKB nga Këshilli i Sigurisë. U rikrijua kuadri i ligjshmërisë ndërkombëtare që pas ndërhyrjes së NATO u thye. Por që më pas u riformua përsëri.
Unë mendoj se përdorimi i forcës në disa raste është i nevojshëm por nuk duhet kurrë të zëvendësojë politikën. Mendoj se gjithçka duhet të udhëhiqet nga politika.
Për ish-kryeministrin italian njohjet për Kosovën kanë shumë rëndësi.
Massimo D'Alema: Kosova sot nuk njihet nga disa vende anëtare të NATO-s, prandaj nuk mund të jetë pjesë e saj. Çështja do të zgjidhet kur Kosova do t'i njihet e drejta të jetë pjesë e OKB e atëherë do të njihet nga të gjithë. Kosova nuk njihet as nga disa vende evropiane që janë pjesë e NATO-s. E deri sa të zgjidhet ky problem Kosova nuk do të jetë pjesë e NATO-s
Në konferencë ishte i pranishëm dhe ish ministri i Mbrojtes i qeverisë italiane të asaj kohe, z. Carlo Scognamilio Pasini, senatorja italiane Emma Bonino, ish-Komisionere europiane mbi politikat e Bashkimit Europian e cila 20 vite më parë u shpreh publikisht pro ndërhyrjes së Nato-s në Kosovë.
Ambasadorja e Kosovës në Romë znj. Alma Lama foli për rolin e rëndësishëm të Italisë në këtë periudhë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/massimo-dalema-rtv-ora-koha-nje-njohje-reciproke-mes-kosoves-e-serbise
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more conte...