Socialistet po punojnë për ndërhyrjen në Kodin Penal ku do të sanksionohen dënime për të ashpra për rastet e dhunimit për shkak të detyrës për mjekët, policët apo të zgjedhurit qofshin këta në qeveri, parlament apo qeverisjes lokale. Kryeministri Rama në një takim me mjekë e cilëson të papranueshme dhunën ndaj bluzave të bardha dhe i njeh ata me amendimet ligjore që synojnë frenimin e këtyre rasteve.
?Rikonsiderimi i kanosjes ndaj bluzave të bardha është një domosdshmëri.'Paketë e posaçme ligjore që vendos në mbrojtje bluzat e bardha dhe për t'u dhënë mësime shembullore të atyre që u prekin një fije floku të atyre që shërbejnë."
Të papranueshme cilëson dhe denigrimin e komunitetit të mjekëve dhe uniformave dhe identifikimin e tyre me korrupsionin. Për çka bën përgjegjëse në pjesën më të madhe median.
?Këta i fryjnë zjarreve të urrejtjes për mjekët duke i futur të gjithë në një thes. Kjo është barbari që frymëzohet në një moment ku dhuna duket si i vetmi opsion demokratik, duke u predikuar nga lloj-lloj kadrinjsh."
Por Rama mjekëve të dhunuar ju kërkon të ngushëllohen me faktin se ai vetë është një nga njerëzit me të sulmuar.
?Niçja, ai i Gjermanisë, jo ai i Shijakut thotë kush s?të vret të bën më të fortë....?
Ndryshime ligjore kërkon dhe për rastet e gabimeve mjekësore që çojnë në humbjen e jetës së pacienteve.
?Mjeket nuk vrasin...?
Vetëm muajin e fundit janë shënuar 4 raste të dhunës ndaj mjekëve nga të afërm të pacientëve.
Tv Klan