Report TV - Filmohet foka në bregdetin e Vlorës

2019-05-22 3

Bregdeti i Vlorës ka pasur një vizitor të veçantë ditën e sotme, një fokë murgeshe. Ajo është filmuar nga kamerat paraditen e sotme në Vlorë duke tërhequr vëmendjen. Por, kjo nuk është hera e parë që në Vlorë janë parë të tilla specie. Në gusht të vitit 2012 po në Vlorë, në afërsi të ?Gjirit të Ariut? në jug u fotografua një tjetër fokë, po ashtu edhe pak javë më parë.

Sipas profesorit italian të zoologjisë, Antonio Terlizi kjo është fokë murgeshë që për t?u riprodhuar ka nevojë për ambiente të posaçme e shumë të qeta, dhe kjo sipas tij, e bën shumë të rëndësishëm faktin që foka është shfaqur në brigjet shqiptare. Drejtori i Muzeut të Mjedisit në Leçe të Italisë theksonte se "brigjet shqiptare janë kryesisht të virgjëra ndaj dhe ofrojnë një habitat ideal për fokën murgeshë".

Por cfarë janë fokat murgeshë? Në të gjithë botën mendohet se janë 600 ekzemplar. Fokat murgesha janë foka pa veshë të fisit Monachini. Janë fokat e vetme pa veshë që gjendet në rajonet me klimë tropikale. Ka dy gjini të fokave murgesha, Monachus dhe Neomonachus, që përmbajnë tre lloje: fokën e Mesdheut (Monachus monachus), fokën e Havait (Neomonachus schauinslandi) dhe fokën e Karaibeve (Neomonachus tropicali), që u zhduk në shekullin e 20-të. Të dy llojet e gjalla janë shumë të rralla dhe janë në rrezik të zhdukjes.

Free Traffic Exchange