Vrasja e Jurgen Kurtit, cfare sekuestroi policia

2019-05-22 1

Tre persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit. Në një njoftim për mediat këtë të martë, Policia e Tiranës thotë se ka mundur të zbardhë vrasjen e 26-vjeçarit, i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e 18 Marsit, në rrugën ?Zef Jubani? në kryeqytet.

Tre të arrestuarit akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e Kurtit. Ata janë Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur dhe banues në Patos, Fier, si dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një automjet, që u ka shërbyer autorëve për t?u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze. Gjithashtu u gjet dhe një armë zjarri ?Pistoletë TT?, fishekë luftarakë, një sasi prej 2470 Euro e Lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.