Report TV - Policia u sekuestron armë, telefona e euro të dyshuarëve për vrasjen e Jurgen Kurtit

2019-05-22 1

Tetë ditë pas vrasjes së bujshme të 26-vjeçarit Jurgen Kurti në Tiranë, policia e kryeqytetit ka arrestuar tre persona bashkëpunëtorë në vrasje, ndërsa një i katërt u shpall në kërkim, emri i të cilit nuk bëhet publik për efekt të hetimeve.

Policia thotë se ka sekuestruar një pistoletë TT, fishekë luftarakë, një makinë që autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes. një sasi të vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze. Mjetet janë sekuestruar gjatë kontrolleve të policisë në banesat e tyre

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, u arrestuan Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos. Burime për Report Tv thonë se tre autorët e arrestuar janë vrasës me pagesë dhe se ekzekutimin e Kurtit e kanë bërë me porosi, për llogari të një personi tjetër.Ngjarja ndodhi më 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën ?Zef Jubani?, ku u vra me armë zjarri Jurgen Kurti. 26 vjeç.