Rakipi në Report Tv: Nuk mund të presim zgjidhje nga ndërkombëtarët

2019-04-24 10

Ylli Rakipi foli në studion e Report Tv lidhur me krizën në vend ku tha se shqiptarët duhet t'i japin zgjidhje vetë dhe jo të presin nga ndërkombëtarët.

"Vetë shqiptarët do t'i zgjidhin problemet e veta. Nuk mund të presin zgjidhje nga ndërkombëtarët. SHBA janë një fuqi e madhe që kanë probleme më botën dhe jo me fshatra si ne. Ata ende nuk kanë caktuar ambasador tek ne. Unë e shoh mjaft të vështirë zgjidhjen. Sa më shumë kohë kalon aq më tepër rritet autokacia. Kryeministri zotëron të gjitha pushtetet në vend. Ti sot nuk ke gjykata. Nuk ka rast në botë që eksperimenti shkon deri në atë masë sa të vësh prokuror të përgjithsëm të përkohshëm, dhe përkohshmëria kthehet në përhershmëri", u shpreh Rakipi.

Free Traffic Exchange