RTV Ora – Investimet në pikëpyetje, u rritën prurjet nga HEC-et por Balluku u ndërpreu punimet

2019-04-18 0

#rtvora
Investimet në sektorin e energjisë elektrike, kryesisht në ndërtimin e HEC-eve ka shënuar rritjen më të ndjeshme gjatë vitit të shkuar. Të paktën deri para se Belinda Balluku të ndërpriste me urdhër të paargumentuar punimet në HEC-e.

Viti 2018 ka shënuar një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja në Shqipëri. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, fluksi i investimeve llogaritet në një miliardë euro.

TAP dhe energjia elektrike zënë peshën kryesore duke ndikuar në rritjen e ekonomisë shqiptare. Në total sektori i energjisë elektrike prek 59 përqind të totalit.

Të dhënat i përkasin vitit të shkuar, kur vijonin punimet për ndërtimin e HEC-eve. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, investimet në këtë sektor u rritën me shpejtësi, nga vetëm 13 milionë euro në fillim të 2014-s, në 2 miliardë euro në fund të 2018.

Por me ardhjen e Ministres së re Belinda Balluku u cënua pikërisht kjo fushë, duke ndërprerë në mënyrë të menjëhershme dhe pa asnjë argument ligjor punimet.

Ndërkaq dhe TAP është në përfundim, çka paralajmëron një periudhë të vështirë.

Situata duket më e tensionuar dhe nga fakti se borxhi i jashtëm i Shqipërisë arriti në 8.3 miliardë euro me një rritje sipas INSTAT me 5 për qind.

Efekt në këtë rast kishte Eurobondi, ku Shqipëria mori 500 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.

Në këtë situatë vetëm huaja afatgjatë arrin në 6,4 miliardë euro në fund të vitit 2018.



Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/investimet-ne-pikepyetje-u-rriten-prurjet-nga-hec-et-por-balluku-u-nderpreu-punimet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange