#rtvora
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ka folur në lidhje me vizitën e kreut të demokratëve, Lulzim Basha në Prokurori ditën e sotme, për çështjen e lobimeve.
Bumçi i ka kërkuar Prokurorisë të bëjë publike letërporositë që kanë ardhur nga Britania e Madhe dhe Amerika, ndërsa ka theksuar se Ramën nuk e shpëton asgjë.
Bumçi: Prokuroria ka dalë me një deklaratë për shumën kur nuk ka një hetim të mbyllur. Ne kërkojmë që prokuroria të bëjë publike përgjigjet nga Britania e Madhe dhe Amerika. Rama është në hall të madh dhe mendon se do shpëtojë duke përdorur Prokurorinë. Ne kërkojmë që Prokuroria t'i bëjë publike letërporositë.
Pse u thirr Basha atë ditë në Prokurori. Ishte ditë e enjte kur zoti Basha u thirr në Prokurori. Ditën që ne mbajmë protestën para Kuvendit, sepse nuk kishte ditë java. Pikërisht ditën që ne protestojmë kur u më shumë se një muaj që ne protestojmë. Nuk ka gjë që e shpëton Ramën as Prokuroria e kapur me 69 vota e votuar në shkelje me Kushtetutën, as KLP e kapur dhe as mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka gjë që do ta shpëtojë Ramën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bumci-kerkese-prokurorise-beni-publike-leterporosite-nga-amerika-dhe-britania-e-madhe
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz