Thaçi: Jo ndryshim kufijsh - News, Lajme - Vizion Plus

2019-04-11 7

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Kosovës HashimThaçi në një intervistë për mediat gjermane është shprehur optimist se marrëveshja me Serbinë do të finalizohet brenda vitit, por ai thekson se e kaluara ka treguar se Bashkimi Europian asnjëherë nuk ka qenë në gjendje që t?i zgjidhë problemet i vetem. Kreu i shtetit ka mohuar të jetë diskutuar ndryshimi i kufijve me palën serbe, por sipas tij bëhet fjalë për spekulim mediatik.Ne synojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, deri tani asgjë nuk është në tavolinën e bisedimeve, nuk ka harta. Kjo temë është bërë e madhe dhe ekzagjeruar nga mediat. Unë kam folur drejtpërdrejt me presidentin Trump. Mesazhi i tij për të dyja palët është i qartë: përfitoni nga momenti, lëvizni përpara dhe mos lejoni që tragjeditë e së kaluarës të përsëriten.

Free Traffic Exchange