167 zjarre gjatë marsit, Çako: Të gjithë të qëllimshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2019-04-11 10

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako deklaroi se nga 3 marsi deri më sot janë djegur rreth 167 hektarë sipërfaqe me kullota e pemtari.Në një deklaratë për mediat, nga holli Minsitrisë së Mbrojtjes, Çako njoftoi se po ndiqet me kujdes e gjithë kjo situatë shqetësuese ndërsa pohoi se të gjitha zjarret janë të qëllimshme.Ai akuzoi autoritetet vendore se po heshtin dhe nuk po marrin masa ndaj individëve që I shkaktojnë këto zjarre.?MM dhe EC po ndjekin me shqetësim situatën e pazakontë të ditëve të fundit. Dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta, në disa njësi administrative në thuajse të gjitha prefekturat. Prej datës 3 Mars e deri më sot, janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur 167 hektarë. Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe  pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë  të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis. Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut. Me keqardhje vërejmë se autoritetet vendore mjaftohen vetëm me konstatimin e problemit apo kërkesat për ndërhyrje nga ajri. Autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit?Çako u kujtoi strukturave vendore se çdo neglizhencë do të përkthehet në përgjegjësi ligjore pasi vendoset në rrezik komuniteti.?Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për  organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale. Të gjitha strukturat shtetërore, institucionet e pushtetit vendor dhe komuniteti, jo vetëm që duhet të kontribuojnë në parandalimin dhe eleminimin e këtyre fenomeneve, por edhe të denoncojnë në kohë, të gjithë autorët e zjarrvënies. Çdo neglizhencë në këtë drejtim ju ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi rrezikohen të krijohen precedentë të rrezikshëm që cënojnë sigurinë e komunitetit dhe pasurisë së përbashkët kombëtare.?Çako i kërkoi Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të bashkëpunojnë me qëllim që të identifikojnë dhe të ndalojnë të gjithë autorët e zjarrëvënieve.