Zguri: PS refuzoi hetimin e thelluar - News, Lajme - Vizion Plus

2019-04-11 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Klement Zguri eshte përballur me kritikat e deputeteve socialiste per ceshtjen e financimit te Partisë Demokratike. Gjate raportimit ne komisionin e ligjeve, kreu i KQZ sqaroi se eksperti audit nuk ka gjetur problem tek deklarimet e PD, ndërkohe qe eshte refuzuar hetimi i thelluar per kete parti.Klement Zguri: Ka pasur një propozim të administratës dhe i mbështetur prej meje për të pasur një hetim të thelluar për këtë gjë dhe është refuzuar nga anëtarët tuaj.Zguri i cili ka 2 dekada qe është pjese e KQZ ka kerkuar ndihmën e parlamentit per zgjedhjet lokale.Klement Zguri: Përplasja politike, me shumë gjasë, nuk ka për t?a lënë KQZ-në pa e përfshirë në vorbullën e saj, sepse përplasja politike do godasë dhe zgjedhjet lokale, së paku administrimin e tyre. Nëse ndodh, atëherë Kuvendi duhet t?i japë mbështetje të përforcuar KQZ-së, duhet të mbrojë pavarësinë e tij, duhet t?a inkurajojë në zbatimin me fanatizëm të ligjit.Ulsi Manja: Vërtet partitë politike kane ne dore miradministrimin e procesit ne komisionet e nivelit te pare dhe te dyte, por partitë politike nuk mund te pengojnë qytetaret shqiptare te ushtrojnë nje te drejte kushtetuese që është e drejta e votës.?Ngerci i pare ne lidhjet me zgjedhjet e 30 qershorit është krijuar tashme, pasi PD dhe LSI nuk kane dorëzuar emrat e anëtareve te Komisioneve zonale te administrimit zgjedhor.