Avokatet e Elbasanit nje jave ne greve

2019-04-11 3

Vetëm pak ditë nga vrasja e avokatit Ravik Gurra, Dhoma e Avokatisë në Elbasan ka vendosur të ndërpresë shërbimet deri të premten. Ata shprehen se ndihen të pasigurtë për ushtrimin e profesionit të tyre.

Sekretari i Dhomës së Avokatisë në Elbasan tha se vrasja e Ravik Gurrës ishte një rast i paprecedentë në drejtësinë shqiptare.

"Ne si Dhomë Avokatie u mblodhëm sot sëbashku me të gjithë avokatët dhe vendosëm që të bojkotojmë çdo gjyq deri në një afat 5 ditor derisa të reagojnë organet kompetente, siç janë gjykata, Policia e Shtetit dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Kemi lënë një mbledhje të dytë ditën e premte për të parë se ku është ecuria dhe çfarë vendimi do marrë Dhoma Avokatisë Elbasan sëbashku me Dhomën Kombëtare të Avokatisë".

Edhe kolegët e tjerë të avokatit Ravik Gurrës kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme kundër akteve të tilla kriminale. 50-vjeçari Gurra u ekzekutua me tre plumba pas koke të premten në mbrëmje në një lokal në qendër të Elbasanit.

Tv Klan