Lindja e bebeve me sindromën Down ka ardhur në rënie nga viti në vit.
Sipas një raporti të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik, në vitin 2011, për çdo 730 bebe të lindura një ishte i prekur nga sindromi Down apo siç njihet ndryshe trizomia 21.
Në vitin 2018 ky raport ishte 1 bebe për 1800 lindje.
Ekspertët janë të mendimit se rënia e lindjeve me këtë anomali kromozomike ka ardhur si pasojë e parandalimit me anë të analizave perinatale.
Në vendin tonë janë gjithsej 643 persona me sindromën Down.
Analiza e ADN dhe një seri analizash për zbulimin e diagnozave para-lindjes, tashmë do të ofrohen falas në strukturat publike.
Ministria e shëndetësisë ka investuar në laboratorin e gjenetikes pranë maternitetit Mbretëresha Geraldinë, duke ju dhënë kështu mundësinë të gjitha femrave të kryejnë analizat molekulare të fetusit që në javët para të shtatzanisë.
Në rang botëror prania e sindromës Down është vlerësuar 4.6 për 10 000 lindje dhe hasi tek të gjitha popullatat.
Fëmijët me sindromën Down kanë një kopje shtesë të një prej kromozomeve, kromozomi 21. Kjo kopje ekstra ndryshon zhvillimin e trupit dhe trurit të foshnjës, që mund të shkaktojë sfida mendore dhe fizike për fëmijën.
Tv Klan