#rtvora
20 vite më parë SHBA-të vendosën të mos heshtin përballë gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në marrjen e këtij vendimi ndikoi edhe lobimi i intelektualëve shqiptarë të Amerikës. Një prej tyre, Mal Berisha thotë se sot pas 20 vitesh demokracia në Kosovë është e brishtë.
Mal Berisha: Dita e sotme shënon një transformim të historisë së Shqipërisë jo thjeshtë që u çlirua Kosova. Ajo ishte një moment që tregonte se vendet demokratike të botës së udhëhequra nga SHBA e kanë një pikë durimi, e cila nuk tejkalohet. Nuk mund të ketë një komb të shtypur, të vrarë, të masakruar në Evropë dhe të thuash që kemi një Evropë demokratike e të lirë. Nëse një komb në Evropë është në këtë gjendje, Evropa nuk është një kontinent i lirë. Ky është mësimi i parë. Mësimi i dytë është që shqiptarët me vështirësi të jashtëzakonshme po ndërtonin demokracinë. Shqiptarët e Maqedonisë ishin në një shtypje pothuajse të njëjtë me atë që ndodhte me Serbinë. Shqiptarët e Malit të Zi akoma nuk kishin fituar minimumin e të drejtave të tyre. Kjo pati një efekt zinxhir. Një demokraci me një jetë 20 vjeçare do ketë atë brishtësinë e vet, ku interesa të vogla, grupe politike mund ta devijojnë rrugën. Po të bësh një bilanc sot është e pakrahasueshme me atë që ka qenë para 20 vjetëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mal-berisha-sot-pas-20-vitesh-demokracia-ne-kosove-eshte-e-brishte
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz