#rtvora
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga gjashtë të arrestuarit në protestën e fundit të opozitës të organizuar para Kuvendit të Shqipërisë, konkretisht Mariglen Doçin, Dorian Protoduarin dhe Emiljan Mustafa.
Tre të tjerët, Jurgen Gjikola, Bledar Dollia dhe Arbër Kola u lanë në "arrest shtëpie".Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa morën pjesë në të familjarë dhe përfaqësues nga PD dhe LSI.
Ata akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës? dhe ?Prishja e qetësisë publike?. Jashtë gjykatës ish-deputetët e opozitës e cilësuan një vendim politik.
Edmond Spaho: Për tre të ndaluar u vendos "arrest me burg" pa fakte dhe prova. Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Europë që burgos kur proteston për të drejtat e tua. Qëllimi i prokurorisë dhe gjykatës është të dalë në mbrojtje të mazhorancës me synim se do të trembë protestuesit në protestat e ardhshme që do të organizohen kundër kësaj qeverie dhe Edi Ramës. Por janë të pashpresë në këto përpjekje që bëjnë sepse kur qytetarët përplasen me qeverinë fituesit janë qytetarët. Kështu do të ndodhë edhe me këtë mazhorancë dhe Edi Ramën, i cili shpejt do ta lërë karrigen e pushtetit.
Klevis Balliu: Për Dorian Protoduarin ju them me bindje të plotë që as nuk ka qenë gjatë protestës, ka qenë me një nga kameramanët. Nuk ka qenë fare te pjesa ku pati shtyrje me policinë. Akt i turpshëm politik që i kthen këto gjykata në ambjente të PS, nuk mund të quhen gjykata. Edi Rama i shpalli sot "luftë" Unazës së Re me këtë vendim të turpshëm ndaj Dorian Protoduarit dhe ne ashtu do të përgjigjemi. Do të të ndjekim se je në kafe, se je në restorant, se je në takime dhe protestojmë ndaj teje. Po deshe na fut në burg të gjithëve se edhe po na fute në burg, protesta do të vazhdojë dhe nga burgu. Nuk do të na ndalësh dot.
Më poshtë protestuesit e arrestuar
- J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;
- M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;
- A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;
- B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;
- E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;
- D.P., 31 vjeç, nga Tirana.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pritet-masa-e-sigurise-6-protestuesit-e-arrestuar-te-enjten
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz